Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri boshnjak, Adis Beqiragiq sot mori zyrtarisht drejtimin e kombëtares së vendlindjes, Bosnje Hercegovinës.
Me rastin e prezantimit në krye të ekipit nga atdheu i vet, Beqiragiq u shpreh tejet i lumtur, por në të njëjtën kohë u tregua shumë i matur për sfidat që i presin.
“Së pari duhet të theksoj se më vjen shumë keq për ngjarjet e fundit në lidhje me dorëheqjen e Vedran Bosnic. E mora në telefon pesë ditë më parë dhe i kërkova të rishikonte vendimin e tij, vërtet besoja me gjithë zemër se do të qëndronte gjithsesi. Më vjen shumë keq sepse ai ishte ai që duhej të përfundonte punën që funksionoi kaq mirë. Në takimin me anëtarët e bordit të FBB-së, u pajtova që të marr funksionin e përzgjedhësit, duke pasur parasysh momentin e vështirë në të cilin po ndodh e gjithë kjo. Unë di gjithçka, do të jetë e vështirë, por çfarë zgjedhjeje kisha? A duhet të them jo dhe ta shtyj kombëtaren e vendit tim në probleme edhe më të mëdha?”, thotë Beqiragiç.
52 vjeçari, thotë se kanë pak kohë për punë, për dy ndeshjet e radhës që i presin, mirëpo kërkon përkrahjen e madhe të publikut, duke garantuar se nga këndi profesional do e japin maksimumin për rezultate pozitive.
“Ka pak kohë deri në dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botërorit dhe shumë punë. Do të doja t’i kërkoja publikut që të vazhdojë të mbështesë djemtë tanë, të gjithë do të japim maksimumin në periudhën në vijim. Më duhet të theksoj se Gordan Firiç, ish-bashkëlojtari im dhe njeriu që ka veshur me aq dashuri fanellën e Kombëtares, do të jetë me mua në stafin profesional nga gushti, gjë që është një kënaqësi e madhe për mua. Le të vazhdojmë, qëndroni me ne”, u shpreh Beqiragiq pas marrjes së detyrës te Bosnja.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.