Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden State Warriors është fituese e titullit të NBA-së për stinorin 2021/22.
Ekipi amerikan nga San Francisko e mposhti Boston Celticsin në duelin e gjashtë të serisë finale me shifrat e përgjithshme 90-103 (4-2).
Golden State Warriors bënë histori duke fituar kampionatin e tyre të katërt në NBA që nga viti 2015, derisa në total numri i titujve të fituar nga klubi është 7.
I zakonshmi për Warriors, Steph Curry edhe në këtë duel ishte më i miri me plotë 34 pikë, por shtoi edhe 7 kërcime e 7 asiste, ku përpos që fitoi titullin e fitoi për herë të parë në karrierë edhe çmimin e MVP-së së finaleve NBA.
Në këtë fitore vendimtare, tek Warriors u dalluan edhe Andrew Wiggins me 18 pikë dhe Jordan Poole me 15 sosh.
Te Bostoni ishin të pamjaftueshëm për t’a shtyer serinë tutje: Jaylen Brown me 34 pikë e Al Horford me 19 sosh.
Ky është titulli i katërt i Warriors në tetë vjet që nga viti 2015 dhe realisht ky klub në dy dekadat e fundit po shfaqet si një dinasti moderne e NBA-së.
Boston Celtics mposhten për herë të 5-të në një finale të NBA-së, karshi 17 titujve të fituar dhe mbeten si një prej dy klubeve më të trofeshme në NBA së bashku me LA Lakers.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.