Basketboll

ZYRTARE: KENAN SPAHIU RIKTHEHET TE PINAR KARSYIAKA

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti kosovar, Kenan Spahiu është bërë me skuadër të re, por ka mbetur në elitën e Turqisë që viteve të fundit mund të cilësohet liga më e fortë evropiane kombëtare.

27 vjeçari i lindur në Prishtinë, është transferuar te skuadra turke, Pinar Karsyiaka.

Spahiu në stinorin e fundit 2021/22, fillimisht luajti për gjysmë stinori te Zaragoza në elitën spanjolle, derisa në pjesën e dytë të edicionit u transferua te Beshiktashi.

Ish-reprezentuesi i Turqisë te Beshiktashi ishte prej lojtarëve kryesorë me 11.8 pikë, 7.5 asiste e 3.3 kërcime për ndeshje.

Deri tani, Kenani ka luajtur me Tofasin, Fenerbahçen në Euroligë, Beshiktashin, Real Betisin dhe Zaragozën, pra ka një karrierë mjaftë të pasur.

Kenani te Karsyiaka luajti edhe gjatë stinorit 2015/16, derisa këta të fundit stinorin e sivjetm e mbyllën në pozitën e 7-të, ku në ”play off” u mposhtën nga Anadolu Efesi 2-1 në seri çerekfinale.

/AsistiOnline.com/ 

 

Komentet janë të mbyllura.