Prishtinë(AsisitOnline) – Kampioni aktual i Evropës në nivel klubesh, Anadolu Efesi e ka prezantuar edhe transferin e dytë për edicionin e ri të garave.
Skuadra nga Stambolli e ka zyrtarizuar sot transferin e kroatit, Ante Zizic i cili ka nënshkruajtur për dy edicione me opsion vazhdimi edhe për një edicion tjetër.
24 vjeçari nga Spliti, transferohet te Efesi nga Maccabi Tel Aviv me të cilët luajti në Euroligë, derisa në të kaluarën ka luajtur edhe në NBA me Cleveland Cavaliers për tri sezone.
Zizic karrierën si lojtar profesionist e kishte nisur në stinorin 2013/14 te skuadra kroate, Kastela, për të vazhduar më pas te Cibona në dy stinorë 2014/16, luajti te Darussafaka në Turqi në edicionin 2016/17, në NBA përgjatë tre stinorëve (2017/20) dhe te Maccabi në dy edicionet e fundit 2020/22.
Te Maccabi sivjet, Zizic u paraqit me mesatare prej 12.2 pikëve e 5 kërcimeve për ndeshje në Euroligë
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.