Basketboll

SUPER-SUPER EKSKLUZIVE: TREPÇA S’KA TË NDALUR, AFËR EDHE ME TMUSIQIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Lajmet fantastike për tifozët e Trepçës sonte s’kanë të ndalur.

Pas prezantimit të Erjon Kastratit si lojtari më i ri i Trepçës, AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se ‘minatorët’ janë afër kompletimit të marrëveshjes edhe me Mikaile Tmusiqin.

Basktbollisti me nënshtetësi kosovare që luan edhe me Përfaqësuesen tonë, edicionin e kaluar luajti te Ylli si bashkëlojtar me Erjonin e duket se ata nuk do të ‘ndahen’ as sivjet.

AsistiOnline.com do të vazhdojë të ju mbajë të informuar për rrjedhën e këtyre zhvillimeve mes Trepçës e Tmusiqit, por në përgjithësi edhe për të gjithë merkaton në Kosovë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.