Basketboll

EKSKLUZIVE: PONTE PRIZRENI GODET DHE RIKTHEN IVAN KOLJEVIQIN?

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra simpatike e elitës së basketbollit kosovar prej vitesh, Ponte Prizreni edhe sivjet pritet të ndërtojë një ekip të denjë për të garuar.

Skuadra e drejtuar nga trajneri karizmatik vendor, Arbnor Rifati nga tash ka filluar të mendojë për rosterin e ri.

Sipas informacioneve që posedon AsistiOnline.com, Ponte Prizreni me shumë gjasa mund ta rikthejë në ekip për stinorin që po vjen, basketbollistin malazez, Ivan Koljeviq.

Ky i fundit që luan prej dy sezonesh në basketbollin e Kosovës, ka treguar një lojë fantastike fillimisht te Trepça, pastaj te Ponte Prizreni e së fundmi edhe te Rahoveci edhe pse ishte larguar në formë interesante nga ekipet.

Me performancat bravoroze, Koljeviq vazhdimisht tregoi në basketbollin e Kosovës se vitet e tij janë numra dhe se ende ka shumë për të treguar.

Të kujtojmë se Koljeviq ka përvojë të madhe, përfshirë edhe Euroligë, gjersa ka luajtur në top-klube evropiane si: Olimpiakos(Greqi), Bilbao(Spanjë), Lietuvos Rytas(Lituani), Buduçnost(Mal i Zi), Trikala(Greqi), Polpharma(Poloni), Khimki Yuzhny(Rusi) e shumë skuadra të tjera.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.