Basketboll

EKSKLUZIVE: KBF BASHKIMI KOMPLETON MARRËVESHJET ME KËTO TRI LOJTARE TË HUAJA

Prishtinë(AsistiOnline) – KBF Bashkimi është ekipi i parë në Superligën e Femrave të basketbollit kosovar që ka filluar me kompletimin e skuadrës.

Sipas asaj që ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com, drejtuesit e klubit prizrenas tashmë kanë kompletuar marrëveshjet me tri lojtare të huaja mjaftë cilësore.

Lojtarja e parë është, Ciani Cryor e cila luan në pozitën e fundores me 165 centimetrat e saj, pritet të zbarkojë në Prizren pas përvojës në elitën islandeze me ekipin e Fjolnir me të cilët ishte paraqitur me 16.3 pikë, 8.3 asiste e 7 kërcime për ndeshje. Në Evropë, Cryor kishte ardhur nga kolegji amerikan në NCAA1 ”Texas Southern”.

Transferi i dytë është, Taliyah Hopkins 180 centimetërshe dhe lojtare e pozitave 3/4, realisht emër i njohur për basketbollin femëror shqiptar, pasi stinorin që lamë pas ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës ku luajti me mesatare prej 17.7 pikëve, 6.4 kërcimeve e 2.9 asisteve për ndeshje, duke qenë prej lojtareve kryesore në klub.

Dhe emri i fundit, është qendra shtatëgjate 1.93 centimetërshe, Bride Kennedy-Hopoate. Lojtare që te Bashkimi vije pas përvojës në Australi me ”SW Metro” tek të cilët në 9 ndeshje luajti me 14.7 pikë, 5.7 kërcime e 1.3 asiste për ndeshje.

Klubi portokallinjë edhe sivjet pritet të hyjë fuqishëm në gara me synimin për ti fituar të gjithë trofetë ku bën pjesë.

/AsistiOnline.com/

 

 

Komentet janë të mbyllura.