Është zhvilluar ndeshja kontrolluese mes Kosovës A dhe Kosovës U20 në konkurrencën e meshkujve.
Kosova A ka fituar ndeshjen me rezultat 99:55.
Përballja është zhvilluar për të parë gjendjen e dy përfaqësueseve, që janë në prag të ndeshjeve në garat ndërkombëtare.
Kjo sfidë gjithashtu u ka ndihmuar trajnerëve të shohin formën e lojtarëve dhe të kenë një pasqyrë sa më reale për garat evropiane, që janë në prag.
Kosova A përballet me Danimarkën më 30 qershor, ndërsa Kosova U20 do të marrë pjesë në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B, që do të mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë prej 15 deri më 24 korrik.
Komentet janë të mbyllura.