Prishtinë(AsistiOnline) – Me 30 qershor zhvillohet dueli i fundit i grupit C i vlefshëm për parakualifikimet e Eurobasketit 2025 mes Danimarkës dhe Kosovës.
Ashtu si Kosova edhe Danimarka tashmë e ka publikuar listën me të cilën do të paraqitet në ndeshje.
AsistiOnline.com ka hulumtuar në lidhje me këtë çështje dhe ka kuptuar për përbërjen e danezëve që ka vendosur selektori kroat, Arnel Dedic ndaj ekipit tonë përfaqësueses.
Edhe pse 12shja finale ende nuk dihet, sipas të gjitha gjasave ajo do të vendoset tek disa orë para ndeshjeve dhe nuk luan rol shumë, pasiqë arteria kryesore e lojtarëve që do t’i kundërvihen Kosovës, veçse dihet.
Nga kjo listë e lojtarëve, shumica e basketbollistëve luajnë në liga jashtë Danimarkës e yjet si Gabriel Lundberg (Phoenix Suns – NBA), Shavon Shields (Olimpia Milano) dhe Lars Hansen (Barcelona) nuk janë grumbulluar.
Duhet cekur se për dallim nga ndeshja e parë, kësaj radhe te Danimarka ka ndryshime të shumta, ku mungojnë emra si: Asbjoern Midtgaard, Sebastian Aris, Frederik Nielsen, Frederik Rungby, Sylvester Berg, Martin Poulsen e Mathias Christensen.
Lista e Danimarkës është kjo:
Emri i lojtarit Ekipi
1.Noah Churchill – Murcia 2 (Spanjë)
2.Liam Churchill – Idaho State University (USA)
3.Jonathan Klussmann – Randers (Danimarkë)
4.Jacob Hoffman – Copenhagen) (Danimarkë)
5.Leonardo Carlino – Horsens (Danimarkë)
6.Mads Bonde – Girona (Spanjë)
7.Zarko Jukic – Povoa (Portugali)
8.Gustav Knudsen – Olivar (Spanjë)
9.Daniel Mortensen – Thor Thorl (Islandë)
10.Magnus Mollgaard – Bears Academy (Danimarkë)
11.Bakary Dibba – Tuebingen (Gjermani)
12.Kevin Larsen – Estudiantes (Spanjë)
13.Jonas Zohore – Nardo (Italy)
14.Sami Eleraky – Randers (Danimarkë)
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.