Basketboll

EKSKLUZIVE: DARKO RADULOVIQ DO TË MBETET TRAJNER I BASHKIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri maqedonas, Darko Raduloviq do të mbetet pjesë e Bashkimit të Prizrenit së paku edhe për një stinor.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se klubi i vjetër kosovar, ka rinovuar kontratën me Raduloviqin dhe shumë shpejtë pritet të vije njoftimi për këtë marrëveshje.

42 vjeçari i lindur në Shkup, te Bashkimi erdhi gjatë fundit të stinorit të rregullt dhe arriti që Bashkimin ta largojë nga fundi i tabelës duke i shpëtuar ”play out”-it dhe duke u inkuadruar në ”play off”, ku pastaj u mposht nga Peja 2-0 në seri.

Sa i përket karrierës si trajner, Raduloviq e kishte nisur te Vardari fillimisht si ndihmës (2016-2018) e pas kësaj klubi i’a kishte besuar postin e kryetrajnerit poashtu për dy sezone (2018-20). I ishte kthyer përsëri postit të ndihmësit në stinorin 2020/21, por kësaj rradhe te MZT, derisa në edicionin e fundit e kishte drejtuar MZT-në si kryetrajner, derisa erdhi te Bashkimi.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.