Prishtinë(AsistiOnline) – Pas njoftimit për vazhdimin e bashkëpunimit me stafin teknik të ekipit, Golden Eagle Ylli pritet që shpejtë t’i zyrtarizojë edhe disa ardhje të lojtarëve të rinj.
I pari që do të prezantohet me shumë gjasa, pritet të jetë Valon Bunjaku që rikthehet te therandasit pas një stinori të kaluar te Bashkimi i Prizrenit.
Sipas informacioneve që posedon AsistiOnline.com, njoftimi për transferimin e Bunjakut nga Ylli mbetet vetëm çështje kohe, ngase gjithçka është kompletuar.
Bunjaku edicionin e sivjetm me Bashkimin e mbylli me mesatare prej 14.7 pikëve, 5.7 asisteve e 4.5 kërcimeve.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.