Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësusja e Kosovës A në konkurencën e femrave e ka nisur me humbje befasuese Kampionatin Evropian për shtetet e vogla që nisi sot në Qipro.
Vajzat kosovare janë mposhtur në duelin e parë nga Malta me rezultat 61-68.
Realisht ndeshja ishte tejet e ngushtë pothuajse gjatë tërë kohës me maltezet që e kishin rezultatin në favorin e vet pothuajse tërë kohën me rezultat të ngushtë (12-17, 18-17, 13-15, 18-19), për ta fituar ndeshjen me meritë.
Dy basketbolliste realizuan pikë dyshifrore te Kosova sot, Saranda Daci që kishte 18 pikë, por edhe 8 kërcime e Astera Tuhina realizoi 17 pikë, 6 kërcime e 4 asiste.
Te Malta më të mirat në fitore ishin, Stephanie De Martino me 25 pikë e Nicola Handreck me 14 sosh.
Vlen të ceket se Kosova këtë Kombëtare në Evropianin e kaluar e mposhti me 10 pikë dallim, por tash duket qartë se gjërat kanë ndryshuar…
Ndeshjen e dytë Kosova e zhvillon nesër ndaj Andorrës me fillim nga ora 15:00.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.