Momenti i shumëpritur ka ardhur. Pas disa javësh përgatitje, Përfaqësuesja e Kosovës A te femrat, sot në Qipro e zhvillon duelin e parë të vlefshëm për Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që mbahet deri më 3 korrik.
Kjo është hera e dytë që vashat e Kosovës marrin pjesë në një garë të tillë. Vitin e kaluar u stolisën me medaljen e bronztë, kurse këtë vit kanë udhëtuar me ambicie më të mëdha.
Përgatitjet kanë shkuar sipas planit dhe atmosfera në Përfaqësuesen e Kosovës ishte shumë e mirë. Ekipi përbehet nga lojtare me përvojë dhe ato të reja, ndërsa basketbollistet janë shprehura të motivuara dhe të gatshme të japin gjithçka nga vetja për të përfaqësuar sa më mirë shtetin në garat ndërkombëtare.
Vashat Dardane në ndeshjen e parë (sot) ballafaqohen me Maltën, kurse më 29 qershor përballen me Andorrën. Më 30 qershor, Kosova do të zhvillojë ndeshjen e parafundit me Qipron, kurse sfidën e fundit e zhvillon më 2 korrik ndaj Norvegjisë.
Ndeshja ndaj Maltës zhvillohet nga ora 17:30.
Komentet janë të mbyllura.