Basketboll

MORINA NËNSHKRUAN ME YLLIN +3 VITE

Prishtinë(AsistiOnline) – Gëzim Morina do të mbetet pjesë e Golden Eagle Yllit edhe për tri vite të tjera.

Skuadra suharekase sot ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me kapitenin e skuadrës, Gëzim Morina për të vazhduar bashkëpunimin edhe për 3 vite të tjera.

Natyrisht e fillojme me Kapitenin, djalin e ketij qyteti qe ka ndjenje te vecant per keto ngjyra e per kete ekip. Gëzim Morina eshte me ne edhe per 3 vitet e ardhshme!”, thuhet në njoftim.

Të kujtojmë se Morina te Ylli erdhi në stinorin e kaluar nga elita sllovene dhe luajti me mesatare prej 9.5 pikëve, 6.6 kërcimeve e 2.2 asisteve.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.