Basketboll

VASHAT KOSOVARE E ARRIJNË FITOREN E PARË NË EVROPIANIN PËR SHTETET E VOGLA

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A në konkurrencën e femrave e ka arritur fitoren e parën në Kampionatin Evropian për shtetet e vogla.

Vajzat kosovare arritën të triumfojnë ndaj Andorrës me rezultatin e përgjithshëm 56-77, derisa rrjedha e ndeshjes ishte tërësisht në favorin e ekipit tonë (15-25, 17-16, 11-16, 13-20), e fitorja në fund erdhi natyrshëm.

Në këtë fitore sot te Kosova të gjitha lojtaret e rosterit realizuan pikë e më të dalluarat ishin, Saranda Daci me 18 pikë, Era Shatri me 9, Aulona Muhadri me 8 dhe Marigona Rushiti me 7 sosh.

Te Andorra lojë të mirë treguan, Claudia Guri me 17 pikë dhe Julia Marquez me 11 sosh.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në këtë Evropian, Kosova ka bilanc prej 1 fitore e 1 humbje.

Duelin e radhës vashat tona kosovare e zhvillojnë nesër ndaj nikoqirit të turneut, Qipros.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.