FBK-JA TREGON DATAT SE KUR HAPET DHE MBYLLET AFATI KALIMTAR
Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar sot se afati kalimtar për të gjithë lojtarët/et vendorë/e dhe të huaj/a në të dyja konkurrencat dhe në të gjitha kategoritë fillon nga 1 deri më 12 gusht 2022.
Në njoftim thuhet se klubet për regjistrim të lojtarëve/eve vendorë/e janë të obliguara të plotësojnë formularin FA 2, që u është dërguar në email, kurse për lojtarët e huaj të cilët janë të obliguar të pajisen me LOC:
– Pasaporta e skanuar
– Të dhënat e sakta të klubit ku është paraqitur lojtari në ekipin e fundit
– Agjensioni i lojtarit
– Të dhënat e agjentit si dhe numri i licencës
– Fletëpagesa e paguar në emër të kërkesës për LOC
Pas publikimit të listës për përfundimin e afatit kalimtar klubet janë të obliguara të pastrojnë MAP-in dhe të regjistrojnë lojtarët për edicionin 2022-2023 në platformën: regjistrohu.club
Komentet janë të mbyllura.