Basketboll

FBK-JA TREGON DATAT SE KUR HAPET DHE MBYLLET AFATI KALIMTAR

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar sot se afati kalimtar për të gjithë lojtarët/et vendorë/e  dhe të huaj/a në të dyja konkurrencat dhe në të gjitha kategoritë fillon nga 1 deri më 12 gusht 2022.

Në njoftim thuhet se klubet për regjistrim të lojtarëve/eve vendorë/e janë të obliguara të plotësojnë formularin FA 2, që u është dërguar në email, kurse për lojtarët e huaj të cilët janë të obliguar të pajisen me LOC:

– Pasaporta e skanuar

– Të dhënat e sakta të klubit ku është paraqitur lojtari në ekipin e fundit

– Agjensioni i lojtarit

– Të dhënat e agjentit si dhe numri i licencës

– Fletëpagesa e paguar në emër të kërkesës për LOC

Pas publikimit të listës për përfundimin e afatit kalimtar klubet janë të obliguara të pastrojnë MAP-in dhe të regjistrojnë lojtarët për edicionin 2022-2023 në platformën: regjistrohu.club

Komentet janë të mbyllura.