Under Header

spot_img

SPECIALE N’PRAG TË FINALES NGA AGON FEHMIU: WINATORI APO STUHIA E PORTOKALLTË?

Trepça për “threepeat” - Bashkimi për titullin e parë pas tetë viteve

spot_img

Adhurues të basketbollit në AsistiOnline, festa e basketbollit kosovar po fillon.

Shumë statistika, shumë histori dhe shumë detaje interesante AsistiOnline po ua sjell sot në prag të startit të kësaj serie fenomenale që presim të jetë fenomenale.

Sot po ja nisin betejat finale ndërmjet dy skuadrave që po e dominojnë elitën e basketbollit tonë këto dy vitet e fundit, ku Trepça po e synon ttitullin e tretë rresht apo “threepeat” kurse Bashkimi titullin e parë pas tetë viteve

Ky edicion fantastik basketbollistik po hynë në fazën finale kur kanë mbetur minimum edhe 4 dhe maksimum edhe 7 ndeshje para se të mësojmë emrin e titullit të ri të kampionit të Procredit Superligës.

Edicioni 2025/26 i basketbollit kosovar ka qenë më i bukuri, më i paparashikueshme dhe më dramatiku në histori të pasluftës, pa asnjë dyshim. Vet fakti që nuk dihej se deri në sekondat e fundit të xhiros së fundit, të ndeshjes së fundit e cila shkoj në vazhdime dhe e cila e fitoj epilogun me gjuajtjen e fundit, mjafton me na tregu se çfarë drame dhe kampionati ishte ky i cili sot po hynë në fazën finale.

Çfarë ndryshimesh në kreun e tabelës, pati sivjet.
Bashkimi dhe Peja startuan perfekt, me 7/0 respektivisht 6/1 mirëpo pas pushimit të FIBA Dritares së Parakualifikimeve me 30 nëntor çdo gjë ndryshoi dhe këto dy skuadra që dominuan ciklin e parë patën rënie të madhe me nga vetëm 2 fitore e 5 humbje në ciklin e dytë kur Trepça dalëngadalë mori primatin dhe me 20 fitore rresht, në mënyrë dominuese e mbylli pjesën e rregullt si liderë

E ku është Bora e cila nga pozita e fundit me zero fitore e 6 humbje , nën udhëheqjen e trajnerit Kashqelan i arriti dy gjysmëfinale, të Kupës dhe Play Offit ku e detyroi Bashkimin në ndeshjen e pestë , duke na sfaqë një prej serive më të bukura gjysmëfinale viteve të fundit.

Pastaj beteja dramatike dhe e jashtëzakonshme deri në çastet e fundit të kampionatit për mbijetesë dhe play off midis Sigal Prishtinës e cila sivjet përjetoi krizën më të madhe në histori të klubit dhe ishte në prag të rënies; Vëllaznimit, kampionit të vjetmë të Ligës Unike i cili ra nga Superliga dhe Rahovecit, skuadrës që sivjet u rikthye në elitë dhe me buxhetin më të vogël bëri mrekulli dhe ishte arrë e fortë për gjitha skuadrat e elitës, duke siguruar mbetjen në sekondën e fundit, më shutin dhe shënimin në sekondën e fundit, të ndeshjes së fundit , të xhiros së fundit të pjesës së rregullt të kampionatit

Çfarë edicioni ishte ky… ihaaaaaaa!

Dhe…koha është për aktin final
Për herë të dytë rresht, në finale po ndeshen Trepça dhe Bashkimi, dy skuadra që në dy edicionet e fundit e kanë dominuar elitën e basketbollit kosovar.
Është kjo finalja e katërt rresht ku Trepça dhe bashkimi po ndeshen midis vete në këto dy vitet e fundit , pas finaleve të Kupës dhe Play Offit 2025 dhe Kupës 2026.
Të tri këto finale i kanë takuar Trepçës.

Vitin e kaluar, pasi fitoi Kupën e Kosovës 2025, Trepça e mposhti Bashkimin edhe në finale të Play Offit me rezultat 4:2 në seri dhe u shpallë kampione, për herë të dytë rresht.
Ndërkohë, sivjet këto dy skuadra u takuan përsëri në finale të Kupës së Kosovës dhe mitrovicasit triumfuan përsëri duke e ngritur trofeun e Kupës për herë të pestë rresht dhe nga sot, në këtë seri finale po hynë me qëllim që ta fitoj titullin e tretë rresht apo si i thonë në NBA , “threepeat”.
Por, pa asnjë dyshim, skuadra e cila po i del karshi dhe po e rivalizon fuqishëm në gjitha këto finalet është Bashkimi, klubi më i vjetër në histori të basketbollit tonë i cili sivjet po synon ta kthej titullin kampion në Sezai Surroi, pas tetë vitesh.

Do të jetë kjo një përballje e dy titanëve të basketbollit kosovar, dy skuadrave që po dominojnë aktualisht dhe sidomos Trepça e cila aktualisht ka ekipin më të suksesshëm dhe më të trofeshëm në histori të klubit.

Pas pak, vetëm për ju adhurues të basketbollit në Asistionline, një tjetër speciale nga Agon Fehmiu :
NGA GREMINA NË MAJE – HORIZONTI I DHJETË SHNDËRROHET NË WINATORI

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme