“BOMBË” NGA PONTE PRIZRENI, ZYRTARIZON MERITON ISMAILIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti prishtinas, Meriton Ismaili është bërë me skuadër të re për edicionin që po vjen.
Është skuadra e Ponte Prizrenit ajo që ka siguruar shërbimet e njërit prej basketbollistëve më perspektivë kosovarë për vitet në vijim.
“Transferi i parë në merkaton e basketbollit për ekipin tonë fillon me lojtarë vendorë. Meriton Ismaili nga sot zyrtarisht është pjesë e KB Ponte Prizreni. Marrëveshja mes dy palëve është arritur sot dhe Meritoni do jetë me ne për 1 sezon me mundësi vazhdimi”, thuhet në njoftimin e prizrenasve.
Meriton Ismaili është i gjatë 195 centimetra dhe pozita klasike e tij është alo (3), që nga fillimi i karrierës si lojtar profesionist ai ka qenë pjesë e Sigal Prishtinës dhe i njejti është i rregullt edhe në Përfaqësuesën A të Kosovës.
Në njoftimin e prizrenasve thuhet se ky është vetëm fillimi për edicionin e ri që pritet të jetë i zjarrtë.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.