Basketboll

ZENELAJ MBETET TE PONTE PRIZRENI PËR STINORIN E PESTË ME RADHË

Prishtinë(AsistiOnline) – Urim Zenelaj do të mbetet edhe për një stinor te Ponte Prizreni.

Skuadra prizrenase njoftoi sot se ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një stinor me qendrën e fuqishme prizrenase, Urim Zenelaj i cili për vitin e pestë me radhë mbetet tek ta.

”Lojtari më besnik i skuadrës Urim Zenelaj qëndron tek skuadra jonë. Pa dyshim qendra numër 1 në Kosovë “KING OF PAINT” tani i bënë 5 vite në skuadër përkundër shumë ofertave tjera ai qëndron besnik skuadrës së zemrës. Urim Zenelaj pritet të jetë arma më e fort e ekipit, pasi që pas përfundimit të sezonit është nënshtruar dy intervenimeve mjekësore”, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni.
Urimi me prizrenasit sivjet u paraqit me mesatare prej 12.6 pikëve, 1 kërcimeve e 2.7 asisteve për ndeshje, duke qenë prej individëve kryesorë edhe në triumfin historik të Ponte Prizrenit në Superkupën e Kosovës, trofe ky i pari për klubin bardhezi.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.