Basketboll

KONFIRMOHET LAJMI I ASISTIT, KOLJEVIQ RIKTHEHET ZYRTARISHT TE PONTE PRIZRENI

Prishtinë(AsistiOnline) – Ivan Koljeviq është rikthyer edhe njëherë te skuadra e Ponte Prizrenit.

Ashtu siç kishte raportuar ditë më parë ekskluzivisht AsistiOnline.com, ashtu edhe po del, sepse Ponte Prizreni sot njoftoi për arritjen e marrëveshjes me lojtarin malazez.

Koljeviq së fundmi ishte pjesë e KB Rahovecit, por që aventura e atjeshme nuk i shkoi deri në fund stinorit me ta, ngase u largua nga ekipi pa paralajmërim dhe në njëfar mënyre i la në ‘baltë’ vreshtarët, gjersa njësoj kishte vepruar edhe me Ponte Prizrenin gjatë gjysmëstinorit të parë (2021/22).

Pas prezantimit të Ismailit, Zenelajt në ekip tani rradha është për prezantimin e lojtarit të parë të huaj, ku Ivan Koljevic do rikthehet në skuadrën ne të cilën fitoi Superkupën. Ivan Koljevic pa dyshim që është njëri ndër organizatorët më të mirë në Superligën e Kosovës. Nuk do ndalemi me kaq, në ditët në vazhdim do prezentojm edhe përforcimet tjera”, thuhet në njoftimin e skuadrës prizrenase.

EKSKLUZIVE: PONTE PRIZRENI GODET DHE RIKTHEN IVAN KOLJEVIQIN?

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.