Basketboll

LIS SHOSHI AFËR MARRËVESHJES ME PEJËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Lis Shoshi me shumë gjasa mund të rikthehet te skuadra nga vendlindja

Peja shumë shpejtë mund ta kompletojë transferin e qendrës shtatëgjate, Lis Shoshi.

Sipas informatave që posedon AsistiOnline.com, marrëveshja mes palëve është afër arritjes dhe disa detaje të vogla kanë mbetur për tu kompletuar.

Shoshi në edicionin 2021/22 edhe pse kishte nënshkruar me skuadrën elitare izraelite, Maccabi Rishon, nuk ishte paraqitur fare për ta, ngase ishte lënduar në stërvitje dhe e kishte humbur sezonin dhe më nuk kishte rrezikuar për t’u paraqitur.

Derisa para nënshkrimit me Maccabin, Shoshi kishte luajtur te Peja me mesatare prej 14.3 pikëve, 9.1 kërcimeve e 2.2 asisteve për ndeshje, duke qenë prej lojtarëve kryesorë tek verdhezinjët.

211 centimetërshi më parë ka luajtur edhe në SHBA, Izrael, Lituani, derisa lëndimet ia kanë pamundësuar zhvillimin e karrierës edhe në s.Oliver Wuerzburg të elitës gjermane, atje ku kishte nëbshkruajtur, sikurse në Rishon.

Shoshi llogaritet prej basketbollistëve më cilësorë në pozitën e qendrës në dy dekadat e fundit, por siç e cekëm edhe më lartë, lëndimet ja pamundësuan zhvillimin normal të karrierës dhe ku ka pasur gjasa të arrijë majat, sepse potenciali ka qenë maksimal.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.