Basketboll

VASHAT KOSOVARE U-20 ARRIJNË FITORE TË MADHE NDAJ KROACISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-20 te femrat e ka arritur fitoren e parë në Evropianin – Divizioni B që po mbahet në Shkup të Maqedonisë.

Ekipi i Kosovës sonte triumfoi ndaj atij të Kroacisë me shifrat e ngushta 60-63.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi ekipit kroat që fitoi pjesën e parë (18-11, 18-18) dhe shkoi në pushim me avantazhin 36-29, derisa në pjesën e dytë vashat tona u këndellën, fillimisht duke e fituar çerekun e tretë (13-15) e më pas në pjesën e dytë e morën edhe kontrollin e ndeshjes (11-19) duke e fituar atë me shumë meritë.

Astera Tuhina edhe sot ishte fantastike te Kosova me plotë 28 pikë, 8 kërcime, 5 asiste e 2 vjedhje topash, ndihmuar edhe nga Agnesa Rrahmani me 19 pikë, Arba Hashani me 7 e Diellza Dekaj me 5 sosh.

Te Kroacia u dalluan, Lina Strilic me 16 pikë e Nika Kurdija me 12 sosh.

Tash vashat tona kanë 1 fitore e 1 humbje në Evropian, derisa duelin e tretë e zhvillojnë nesër ndaj Malit të Zi me fillim nga ora 14:15.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.