Basketboll

KOMENTI I MUHAMMED THAÇIT RRETH RREGULLIT PËR TË HUAJT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditëve të fundit është rikthyer në diskutim tematika e lojtarëve të huaj në Kosovë, për të cilët po kërkohet të lejohen deri në 5 sosh brenda rosterit e 4 në lojë.

Ish-basketbollisti i spikatur shqiptar nga Shkupi dhe tash trajner me shumë perspektivë, Muhammed- Mujo Thaçi për AsistiOnline.com e ka analizuar një kërkesë të tillë, duke thënë se për momentin mund të jetë pozitive, por problemet me lojtarët vendorë, sa vinë e shtohen dhe duhet të mendohet një zgjidhje afatgjate.

”Në këtë moment, klubeve që s’kanë bugjet ti paguajnë lojtarët vendorë kualitativ, normalisht që ju konvenon të bëhet liga me pesë të huaj, nuk është ndonjë inovacion, shumica e ligave përreth, luajnë me shumë amerikanë. Besoj që do ishte ide e mirë për këtë moment, por fatkeqësia me e madhe është që ne s’kemi krijuar asnjë lojtar… Dhe kulmi i të këqijave është se kur disa lojtarë që Kosovën e kanë parë vetëm në hartë gjeografike, marrin pasaportat e vendit tonë, derisa dikush e ka të gjithë familjen nga Kosova, s’mund ta marrë pasaportën, atëherë ç’të themi më shumë… Unë do e kisha kthyer rregullin që çdo lojtar që di të shkruajë dhe të lexojë shqip nga trojet shqiptare, të mund të luajë si vendor në Kosovë”, u shpreh Muja.

Gjatë ditëve të fundit po diskutohet mes klubeve dhe FBK-së, për shtimin apo jo të numrit të të huajve në garat e Superligës së Kosovës, por ka komente të ndryshme në lidhje me atë se çfarë vendimi duhet të merret.

/AsistiOnline.com/

Lexo edhe:

KËRKOHET SHTIMI I NUMRIT TË LOJTARËVE TË HUAJ, QËNDRIME TË NDRYSHME NGA FBK DHE KLUBET

Komentet janë të mbyllura.