Basketboll

KOSOVA (U16 M) E FITON DUELIN DRAMATIK NDAJ SHQIPËRISË PAS VAZHDIMEVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova U16 në konkurencën e meshkujve e ka fituar duelin dramatik ndaj Kombëtares së Shqipërisë në Kampionatin Evropian – Divizioni C.

Njomakët tanë të rinjë triumfuan ndaj kuqezinjëve me shifrat e ngushta 71-65 dhe atë vetëm pas vazhdimeve, pasi koha e rregullt u mbyll baraz 64-64.

Ishte ekipi i Kosovës ai që e nisi më mirë duelin, duke e fituar çerekun e parë 16-14, derisa në të dytin Shqipëria u tregua më e mirë (11-18) dhe shkoi në pushim me avantazhin 27-32.

Në pjesën e dytë, Kosova u rikthye te loja e mirë duke e fituar periodën e tretë (23-16), përderisa në çerekun e fundit vazhdoi loja e ngushtë, Shqipëria e fitoi minimalisht atë  (14-16), për ta quar ndeshjen në vazhdime, atje ku pak më të mirë u treguan djelmoshat e Kosovës (7-1) që e fituan takimin e mundimshëm dhe dramatik.

Niman Demiraj realizoi 21 pikë e 12 kërcime te Kosova sonte, derisa kontribut të shquar dhanë edhe Yll Kastrati me 20 pikë e 6 kërcime, Sejar Rama me 12 pikë dhe Mal Syla me 8 sosh.

Te Shqipëria lojë të mirë shfaqën, Oresti Simo me 16 pikë dhe Viktorio Hida e Leonso Këri me nga 11 pikë që të dy.

Kosova në këtë Evropian që po zhvillohet në Prizren, deri tani ka 2 fitore nga 2 ndeshje, derisa Shqipëria ka bilanc prej 1 fitore e 1 humbje.

Shqipëria nesër luan ndaj Maltës nga ora 16:00 e Kosova takohet poashtu nesër me San Marinon por nga ora 20:30.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.