Prishtinë(AsistiOnline) – Rastet kur lojtarët e shteteve të ndryshme, marrin pasaporta të shteteve të tjera nëpër botë sa vinë e shtohen.
Së fundmi rasti më i freskët dhe i bujshëm që ka ndodhur, është ai i super-yllit të NBA-së, Joel Embiid i cili është pajisur me pasaportë franceze.
Joel Embiid ka marrë shtetësinë franceze dhe tash mund t’i bashkohet ekipit kombëtar francez në ngjarjet e ardhshme të FIBA-s.
Shtetësia franceze e Embiid u vërtetua nga gazeta zyrtare e Republikës Franceze (Journal Officiel de la République Française) më 4 qershor, sipas një raporti të bebasket.fr.
Embiid i lindur në Kamerun ishte një prej kandidatëve kryesorë për MVP gjatë sezonit 2021-22 në NBA me Philadelphia 76ers, duke udhëhequr ligën si pikëshënuesi kryesor me 30.6 pikë të shënuara për lojë.
Me pasaportën e re franceze të sapomarrë, mundësia që ai të bashkohet me kombëtaren franceze për Olimpiadën e ardhshme të Parisit në 2024, është më se e mundshme, pasi nuk ka më pengesa ligjore.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.