Basketboll

BLEND MATOSHI EDHE PËR NJË STINOR TE PONTE PRIZRENI

Prishtinë(AsistiOnline)– Blend Matoshi do të mbetet edhe për një stinor te Ponte Prizreni.

Pas transferimit të Meriton Ismailit, Ivan Koljevicit, Donat Rexhepit dhe rinovimit të Urim Zenelajt e kapitenit Qëndrim Ajazaj, zyrtarisht edhe Blend Matoshi vazhon në listën e rinovimeve te ekipi prizrenas.

Ponte Prizreni dhe basketbollisti nga Peja, Blend Matoshi janë për 4 vite bashkë dhe ky do jetë sezoni i pestë për palët që mbeten besnike.

Skuadra e Ponte Prizrenit pritet që gjatë ditëve në vijim ti prezantojë edhe lojtarët e huaj që do ta përbëjnë rosterin e saj për stinorin që po vjen.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.