FEMRAT E KOSOVËS U20 E MBYLLIN EVROPIANIN NË VENDIN E 15-TË
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U20 te femrat e ka mbyllur me fitore Kampionatin Evropian – Divizioni B edhe pse shumë poshtë në renditje.
Vashat kosovare e mposhtën sot Armeninë me rezultatin 64-70, për ta mbyllur me fitore këtë turne evropian aspak të lehtë për to.
Agnesa Rrahmani ishte fantastike te Kosova në këtë fitore sot me 31 pikë, 7 kërcime, 2 asiste e 2 vjedhje topash, derisa u ndihmua edhe nga Diellza Dekaj me 14, Sara Vraniqi me 13 e Arba Hashani me 8 sosh.
Kosova e mbylli këtë Evropian në pozitën e 15-të dhe me bilanc prej 5 humbjeve (Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Rumania, Islanda, Sllovakia) e 2 fitoreve (ndaj Kroacisë dhe Armenisë).
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.