KOSOVA DHE SHQIPËRIA SOT PËR VENDIN E TRETË NË EVROPIAN (U16 M)
Prishtinë(AsistiOnline) – Kosova dhe Shqipëria te meshkujt (U16), sot zhvillojnë duelin për vendin e tretë në Kampionatin Evropian – Divizioni C.
Pas eliminimit të djeshëm të Kosovës nga Armenia dhe Shqipërisë nga Andorra, tash dy ekipet luajnë mes vete për medaljen e bronztë në këtë Evropian.
Sfida fillon nga ora 18:15 dhe transmetohet direkt në Sport 1 në Artmotion.
Ky Evropian po zhvillohet në Prizren dhe mbyllet sot, pas 5 ditëve me ndeshje të shumta.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.