Basketboll

STARTON ME PUNË KAMPI VEROR NË PEJË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka filluar kampi veror në qytetin e Pejës i organizuar nga Shkolla e basketbollit ”Pressing” i inicuar nga themeluesit e shkollës në fjalë nga Bujar Loci e Vigan Radoni, të cilët edhe e kanë organizuar.

Nën-mbikqyrjen dhe udhëheqjen e trajnerit të njohur kroat, Rudolf Jugo i cili me Pejën e ka fituar titullin e kampionit 2012/13, njëherazit titullin e fundit të Pejës dhe i cili ka ardhur të punojë me Bujarin dhe Viganin.

Në hapje të këtij kampi kanë qenë prezent edhe ish-basketbollistët e dikurshëm të Pejës, Petrit Zeqiri, legjenda e basketbollit pejan Dardan Kasapolli, por edhe basketbollistët: Lis Shoshi, Arian Qallaku, Blend Matoshi, drejtori i Klan Kosovës Adriatik Kelmendi, drejtori i sportit në Artmotion dhe Klan Kosova – Agon Fehmiu, ish-kryetari i FBK-së dhe kryetari aktual i KB Peja – Fatmir Gashi si dhe shumë e shumë personalitete të basketbollit nga Peja.

Kampi do të zgjase 6 ditë dhe mbahet në Palestrën ”Karagaç”, derisa është përkrahur nga Komuna e Pejës dhe Platforma televizive Artmotion, do të punojnë diku rreth 50 fëmijë, nga mosha 8 deri në atë 16 vjeçe (djem dhe vajza).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.