Basketboll

KOSOVA U20 (M) ENDE PA FITORE NË EVROPIAN, MPOSHTET THELLË NGA GJEORGJIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqδsuesja e Kosovës U20 te meshkujt e ka pësuar humbjen e tretë me radhë në Kampionatin Evropian – Divizioni B i cili po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Dardanët sot u demoluan nga nikoqiri i Evropianit të sivjetm, Gjeorgjia me rezultatin përfundimtar 92-59.

Pjesa e parë e këtij dueli ishte shumë e baraspeshuar (15-12, 23-23) dhe u mbyll 38-35 në favorin e vendasve, derisa dallimi u bë në pjesën e dytë me Gjeorgjinë që mori kontrollin total të ndeshjes dhe e fitoi me meritë atë.

Vetëm Don Polloshka realizoi pikë dyshifrore te Kosova në këtë duel, gjithsejt 11 pikë e nga 7 sosh i patën, Visar Ejupi, Rron Dahsyla e Fatlind Shoshaj.

Deri tani në këtë Evropian, Kosova ka 3 humbje nga 3 ndeshje të zhvilluara e duelin e radhës e zhvillon nesër ndaj Austrisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.