VËLLAZNIMI ANGAZHON PËR NDIHMËS-TRAJNER, TË BIRIN E NEVEN PLANTAKUT
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Vëllaznimit që sivjet u rikthye në elitë, ka zbuluar risinë e parë për edicionin e ri të garave.
Gjakovarët sot kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi me Josip Plantakun për pozitën e ndihmës-trajnerit në shtabin teknik.
”Pas bisedimeve mes trajnerit kroat dhe KB Vëllaznimit është arritur marveshja që Plantak të jetë pjesë e shtabit teknik. Plantak ishte asistent i disa trajerëve të suksesshëm në Kroaci, poashtu ishte trajner i ekipit, KK Posušje në Bosnje. Mirë se vjen Josip”, shkruan në njoftimin e skuadrës gjakovare.
Vlen të ceket se Josip është i biri i ish-trajnerit të Trepçës, Neven Plantakut.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.