Basketboll

POLLOSHKA MAESTRAL ME DOUBLE-DOUBLE, SJELL FITOREN E PARË PAS DY VITEVE PËR KOSOVËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U20 te meshkujt sot e ka arritur fitoren e parë në garat ndërkombëtare pas dy viteve.

Pas shfaqjes katastrofale të vitit të kaluar në Evropianin e zhvilluar në Sopron të Hungarisë me 5 disfata nga 5 ndeshje të zhvilluara, sonte ka ardhur fitorja e parë pas dy viteve për ekipin tonë, ku herën e fundit e kishin mposhtur Luksemburgun me 20 korrik të 2019-tës në Evropianin e mbajtur në Matosinhos të Portugalisë.

Që nga viti 2019, kjo gjeneratë e Kosovës nuk dinte për fitore, por sot nën-dirigjimin e Don Polloshkës i cili për 34 minuta lojë realizoi double-double fantastik prej 18 pikëve (tri treshe) dhe 11 asisteve, por duke shtuar edhe 2 vjedhje topash, Kosova triumfoi ndaj Austrisë 79-72.

Doni sot ishte kontribues kryesor në një fitore të madhe për Kosovën, duke marrë parasysh faktin se kjo fitore vije pas një kohe të gjatë për ekipin tonë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.