POLLOSHKA FENOMENAL, KOSOVA U20 (M) E ARRIN FITOREN E PARË NË EVROPIAN
Prishtinë(AsistiOnline) – Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin Evropian – Divizioni B, Përfaqësuesja e Kosovës U20 te meshkujt sot e ka arritur fitoren e parë.
Djelmoshat nga Kosova arritën të triumfojnë ndaj austriakëve me shifrat e ngushta 79-72.
Perioda e parë kaloi me dominimin e Kosovës që fitoi çerekun e parë thellë 25-10, derisa i dyti ju takoi mysafirëve (16-22) dhe pjesa e parë u mbyll 41-32 në favorin e tanëve.
Në pjesën e dytë, Kosova e fitoi çerekun e tretë ngushtë (17-15), derisa në periudhën e fundit dhe vendimtare, Austria tentoi rikthimin duke e fituar atë (21-25), por në fund nuk mjaftoi dhe fitorja i takoi me meritë ekipit tonë.
Don Polloshka ishte individi më meritor për fitoren e Kosovës sot me 18 pikë e 11 asiste, gjersa u dalluan edhe Bardh Istrefi me 17 pikë, Donat Rexhepi me 16 e Visar Ejupi me 12 sosh.
Te Austria u dalluan, Nordin Kapic me 29 pikë e Felix Angerbauer me 19 pikë.
Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në këtë Evropian, Kosova ka 3 humbje e 1 fitore, derisa duelin e pestë e zhvillon për rangim përfundimtar sepse faza e grupeve u mbyll.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.