Basketboll

DY LËVIZJE TË MËDHA U ZYRTARIZUAN SOT NGA SKUADRAT E EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadrat e kompeticionit më fortë evropian të basketbollit, atij të Euroligës, po vazhdojnë të sjellin risi para stinorit të ri.

Ditën e sotme, filimisht ekipi i rikthyer në Euroligë sivjet, Virtus Bologna njoftoi për arritjen e marrëveshjes me Gabriel Lundberg e më pas edhe Real Madridi njoftoi për arritjen e marrëveshjes me Mario Hezonjan.

Lundberg te Virtusi vije pas përvojës me Phoenix Suns në NBA, gjatë edicionit të fundit.

Ndërsa, Hezonja te Real Madridi transferohet pas përvojës me Unics Kazanin.

Që të dy transferet pritet të jenë ardhje të qëlluara në bazë të përvojave që kanë.

Të kujtojmë se edhe kampioni aktual i Euroligës, Anadolu Efesi dje e zyrtarizoi në radhët e veta, fundorin italian, Achille Polonara.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.