Under Header

spot_img

DONI 3/3 PËR TRESHE, EDHE NJË HERË FANTASTIK NË FITOREN E KOSOVËS (U20)

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Don Polloshka e ka treguar edhe njëherë formën fantastike që po e përcjell me paraqitjen e tij te Kosova U20.

Kosova sot triumfoi ndaj Rumanisë në duelin e vlefshëm për pozitat 9-16, derisa Doni padyshim që luajti rolin kryesor në këtë fitore, pa i harruar edhe lojtarët e tjerë që luftuan shumë.

Për 27 minuta lojë, Doni sot ishte pikëshënuesi më i mirë te Kosova 17 pikë (prej tyre 100% i saktë nga treshet 3/3 dhe gjuajtet e lira 2/2), 3 asiste, 3 kërcime, por edhe 2 vjedhje topash.

Të kujtojmë se edhe në fitoren ndaj Austrisë, Doni ishte individ më i dalluar me double-double prej 18 pikëve dhe 11 asisteve, fitore kjo të cilën Kosova e arriti pas 2 viteve me këtë gjeneratë.

https://skyblue-caribou-270219.hostingersite.com/2022/07/20/oshka-maestral-me-double-double-sjell-fitoren-e-pare-pas-dy-viteve-per-kosoven/

/AsistiOnline.com/

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme