KOSOVA U18 (M) PO STËRVITET NË MITROVICË PARA EVROPIANIT
Basketbollistët e Kosovës U18 te meshkujt janë duke vazhduar me stërvitje intensive në Mitrovicë. Dardanët e rinj të Kosovës po stërviten dy herë në ditë, në palestër, por edhe fitnes dhe vrapim, për të qenë sa më të gatshëm për garat ndërkombëtare.
Kosova U18 te meshkujt do të jetë në grup me Holandën, Bosnja e Hercegovinën, Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë.
Garat e FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni B mbahen në Oradea të Rumanisë nga 29 Korriku deri më 7 Gusht.
Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Ilir Selmani është ndarë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në stërvitje dhe beson se do të jenë të gatshëm për Rumani.
Komentet janë të mbyllura.