PONTE PRIZRENI PREZANTON PËRFORCIMIN E DYTË TË HUAJ
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka prezantuar përforcimin e dytë të huaj për këtë stinor.
Prizrenasit kanë shtuar në ekip basketbollistin amerikan, Wayne Arnold.
Ndërsa së fundi ishte pjesë e Concordia University në NCAA 2, ku luajti me mesatare prej 23.1 pikëve e 4.4 kërcimeve për ndeshje.
Arnold është përforcimi i dytë i huaj te Prizreni, pas Ivan Koljeviqit, gjersa janë transferuar edhe Meriton Ismaili dhe Donat Rexhepi nga Prishtina e janë vazhduar kontratat me Urim Zenelajn, Qëndrim Ajazajn dhe Blend Matoshin.
Komentet janë të mbyllura.