Basketboll

BASKETBOLLISTËT E KOSOVËS U18 SHPREHEN TË GATSHËM PËR EVROPIAN

Kosova U18 te meshkujt po vazhdon përgatitjet për FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që organizohet në Rumani nga 29 korriku deri më 7 gusht.

Atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët po japin maksimumin, në mënyrë që të kenë paraqitje sa më të mirë në Evropian.

Anes Gashi, Norik Binçe dhe Arlind Konjuhi janë shprehur se, përgatitjet kanë shkuar shumë mirë, ndërsa në Rumani do të mundohen të tregojnë paraqitje sa më të mira dhe të japin maksimumin për “Dardanët”.

“Kemi djem që luftojnë. Nuk kemi shumë gjatësi, por sidoqoftë, do të luftojmë deri në fund për të pasur paraqitje sa më të mirë”, është shprehur Gashi për faqen zyrtare të FBK-së.

Ndërkohë, Norik Binçe ka theksuar: “Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe synojmë të kemi ndeshje sa më të mira në Evropian”.

“Kemi pesë ndeshje në grup dhe synojmë të paktën një fitore”, nënvizoi Konjuhi, i cili ka ardhur ka SHBA për të përfaqësuar Kosovën.

Dardanët e rinj janë në grup me Holandën, Gjeorgjinë, Bullgarinë, Bosnje e Hercegovinën dhe Norvegjinë.

Komentet janë të mbyllura.