Ndihmës-trajneri i Baskonias në stinorin e kaluar, i bashkohet Memnunit te Prishtina
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka prezantuar sot edhe një trajner për shtabin teknik që do ti prijë Ekrem Memnuni.
Ekipi bardhekaltër sot ka njoftuar se ka angazhuar në radhët e veta, ndihmës-trajnerin turk me përvojë edhe nga Euroliga, Murat Bilge.
Për Beshiktashin, Bilge kishte shërbyer plotë shtatë vite (2013-2020) në Superligën e Turqisë e së fundmi ka qenë asistent në skuadrën e madhe spanjolle, Baskonia që pothuajse rregullisht luan në Euroligë, kjo skuadër sivjet zuri vendin e katërt në Superligën e Spanjës dhe ka titull të fituar edhe në Euroligë.
Komentet janë të mbyllura.