Basketboll

ANDIN RASHICA EDHE NJË STINOR TE PRISHTINA, DO TI ASISTOJË MEMNUNIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Andin Rashica do të mbetet edhe një stinor te Prishtina.

Njëri prej trajnerëve më perspektivë në Kosovë, Andin Rashica ka vazhduar kontratën me klubin tek i cili qëndron prej vitesh dhe ka shumë trofe të fituar edhe si kryetrajner.

Trajneri më i mirë vendor i bashkohet dyshes Memnun – Bilge. Andin Rashica do te jetë pjesë e Prishtinës edhe për sezonin 2022-23 Ai do te jetë një forcë shtesë për shtabin teknik të klubit tonë, duke e ditur përvojen e madhe qe e ka në basketbollin kosovar.Dino ka fituar 25 trofe me ekipin tonë, 2 prej tyre si trajner kryesor me roster 100% vendor”, thuhet në njoftimin e prishtinasve.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com, Dino ka pasur oferta të tjera për largim nga Prishtina dhe për të drejtuar skuadra si kryetrajner, por që projekti i klubit bardhekaltër me një trajner me renome evropianie sikurse Memnun, e ka bindur që të mbetet në klubin prishtinas.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.