EKSKLUZIVE: KY ËSHTË VENDIMI I FBK-SË, PËR KËRKESËN E KLUBEVE PËR LOJTARËT E HUAJ
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka marrë vendim në lidhje me rregullin për lojtarët e huaj, pas kërkesës së disa klubeve që numri i tyre të rritet.
AsistiOnline.com ka mësuar se bordi i FBK-së sot ka patur një takim me drejtuesit e klubeve dhe është vendosur për kërkesën e skuadrave të cilat kishin kërkuar që rregulli për angazhimin e të huajve në sezonin e ri të jetë 4+1(katër në lojë dhe një rezervist).
Burimet kanë treguar ekskluzivisht për AsistiOnline.com, se ky format i kërkuar nga pesë klubet (Prishtina, Bashkimi, Peja, Ponte Prizreni dhe Rahoveci), nuk ka gjetur përkrahje, POR është vendosur që të shtohet në 12she edhe një lojtar i huaj, pra sivjet klubet do të kenë të drejtë që për një ndeshje ti përfshijnë pesë (5) të huaj në roster e aktivisht në lojë mund të jenë tre lojtarë (3+2).
Në këtë mbledhje AsistiOnline.com ka mësuar poashtu se është vendosur që as lojtarët shqiptarë të mos njihen si vendorë, por të mbetet rregulli ashtu sikurse ka qenë për ta.
Në lidhje me këto vendime, AsistiOnline.com ka kontaktuar edhe FBK-në, derisa në përgjigjjen elektronike nga sekretarja e FBK-së, Elvira Dushku thuhet se të gjitha vendimet e Bordit të FBK-së të datës 28.07.2022 do të publikohen të premtën në mëngjes në faqen zyrtare të Federatës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.