Basketboll

FILLON ‘LUFTA’: ISH-KREU I PRISHTINËS THUMBON KUNDËRSHTARËT, ARBNOR RIFATI I KUNDËRPËRGJIGJET?

Prishtinë(AsistiOnline) – Se lufta për trofe në basketbollin e Kosovës sivjet do të jetë shumë e nxehtë, kjo tashmë nuk do mend.

Në fakt, prej javësh ka filluar një rivalitet mes tifozëve të klubeve kosovare në formë virtuale, pasiqë për dallim nga vitet e tjera, sivjet ekipet kosovare i kanë filluar herët përgatitjet dhe kompletimin e rostereve.

Duket se ky rivalitet i ka prekur edhe zyrtarët e klubeve që me ose pa dashje, kanë rënë në syrin opinionit dhe janë bërë pjesë e këtyre gjërave.

Së fundmi, është ish-kryetari i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci ai i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka hedhur ‘benzinë zjarrit’ me një postim, ku në foton e prezantimit të shtabit teknik të Prishtinës ka vendosur mbishkrimimin: ”Trajneri ynë është më i mirë se i juaji. Asistentët tanë janë më të mirë se të juajit. E tash për lojtarë çka me thonë bre? Kena me kallë”, ka shkruajtur Stavileci në mbishkrimin e fotografisë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetrajnerit të Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati i cili me një foto të vendosur në storie të një prej rrjeteve sociale ka shkruajtur, ”1, vlen 1 milion, linja ajrore turke bëhu gati”, ka shkruajtur Rifati e se a ka qenë thjeshtë një shaka, apo kundërpërgjigjje ndaj Stavilecit, kjo nuk ka shumë rëndësi, ngase rivaliteti i shëndetëshm i bën mirë basketbollit kosovar.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.