KOSOVA U18 (M) E FILLON SOT EVROPIANIN, KY ËSHTË KUNDËRSHTARI I PARË
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U18 te meshkujt e fillon sot Kampionatin Evropian – Divizioni B.
Djelmoshat tanë nga 29 korriku deri më 7 gusht do të jenë pjesëmarrëse në FIBA Kampionatin Evropian i cili mbahet në Ploiesti të Rumanisë.
Basketbollistët e udhëhequr nga Ilir Selmani pas përgatitjeve intensive në Mitrovicë dje kanë mbërritur në Rumani, me shpresë se do të tregojnë paraqitje sa më të mira.
U18 janë në Grupin B, së bashku me Holandën, Bullgarinë, Bosnje e Hercegovinën, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë.
Orari i Kosovës në këtë Evropian:
E premte-29 korrik
14:45 Kosova-Gjeorgjia
E shtunë-30 korrik
17:00 Bullgaria-Kosova
E diel-31 korrik
12:30 Kosova-Holanda
E martë-2 gusht
12:30 Norvegjia-Kosova
E mërkurë-3 gusht
14:45 Kosova-Bosnja e Hercegovina
Komentet janë të mbyllura.