Basketboll

REPREZENTUESI I KOSOVËS SCOTT BAMFORTH NËNSHKRUAN NË ELITËN SPANJOLLE

Prishtinë(AsistiOnline) – Reprezentuesi i natyralizuar i Përfaqësueses së Kosovës, Scott Bamforth është bërë me skuadër të re.

32 vjeçari ka nënshkruajtur me skuadrën elitare spanjolle, Breogan.

Bamforth sivjet u kërkua me ngulm edhe nga disa ekipe kosovare, por sipas informacioneve që posedon AsistiOnline.com, kërkesat e tij ishin larg me ato që ofronin ekipet dhe kësisoj nuk pati marrëveshje.

Amerikano-kosovari në edicionin e fundit ishte pjesë e ekipit elitar francez, Le Mans tek të cilët luajti me mesatare prej 12.2 pikë, 3.8 asiste e 3.2 kërcime për ndeshje.

Në të kaluarën, Bamforth është paraqitur edhe më herët në Spanjë te Sevilla, Murcia e Bilbao, derisa ka luajtur edhe në Itali te Dinamo Sassari dhe në Mal të zi te Buduqnosti.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.