PRISHTINA ZYRTARIZON QËNDRIMIN E PALOKAJT, KONFIRMON LAJMIN E ASISTIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Jan Palokaj do të mbetet zyrtarisht pjesë e Sigal Prishtinës për së paku edhe një stinor.
Kështu ka bërë me dije sot skuadra prishtinase, që ka konfirmuar edhe një lajm ekskluziv të AsistiOnline.com të raportuar ditë më parë.
”Basketbollisti 21 vjeçar vendor, vazhdon me skuadrën kryeqytetase edhe për sezonin 2022/23. Në sezonin e kaluar me Prishtinën luajti me mesatare prej 10 pikë, 4 asiste dhe 4 kërcime për ndeshje në Superligën e Kosovës dhe BIBL. Jani sezonin e kaluar u transferua nga klubi i madh kroat Zara si talent me potencial dhe i cili vazhdon të jetë premtues”, shkruan njoftimi i kryeqytetasve sot.
Të kujtojmë se ditë më parë, Prishtina konfirmoi në skuadër edhe Jetmir & Lejson Zeqirin dhe Muhamedali Janjevën. Gjersa si pruarje të reja ashtu siç ka raportuar ekskluzivisht ditë më parë AsistiOnline.com, pritet të prezantohen edhe Valmir Kakruki dhe Rezart Mehmedi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.