Basketboll

KAPITENI BESNIK I BASHKIMIT EDHE NJË STINOR

Prishtinë(AsistiOnline) – Kapiteni i Bashkimit prej vitesh, Qëndrim Biraj do të mbetet në fole së paku edhe një stinor.

Kështu ka njoftuar skuadra prizrenase në njoftim të shkurtër, për faktin se kontributi i Qëndrimit te Bashkimi tashmë dihet.

”Kapiteni vazhdon me KB Bashkimin edhe për këtë sezonë. Faleminderit Qëndrim”, thuhet në përshkrimin që ka për prapavi fotografinë kur ai e kishte ngritur Kupën e titullit të parë të kampionit të Kosovës për Bashkimin.
Të kujtojmë se kontributi i Qëndrimit në Bashkim është i madh, ngase ai nuk është larguar nga skuadra as në kohët më të vështira të portokallinjëve, andaj vlerësohet shumë sidomos nga tifozët ”Arpagjikt”.
/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.