Basketboll

BASHKIMI KRYEN TRANSFERIN E TRETË TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka kryer transferin e tretë të huaj për edicionin e ri.

Portokallinjët çaste më parë kanë njoftuar për arritjen e marrë veshjes me alo-qendrën, Brian Fitzpatrick.

Amerikano- irlandezi, Brian vie në Prizren pas një karriere të bujshme në liga të ndryshme botërore si: greke, daneze, japoneze, çeke, argjentinase, islandeze, ukrainase dhe së fundmi në atë uruguaiane me mesatare prej 9.5 pikëve, 5.9 kërcimeve e 1.9 asisteve.

Qendra 32 vjeçare gjithashtu ka qenë përfaqësues i kombëtares Irlandeze.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.