Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
ZYRTARE: BASHKIMI E PREZANTON FISNIK RUGOVËN – AsistiOnline
Basketboll

ZYRTARE: BASHKIMI E PREZANTON FISNIK RUGOVËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Fisnik Rugova edhe zyrtarisht është lojtar i skuadrës së Bashkimit.

Qendra prishtinase që u paralajmërua ditë më parë nga AsistiOnline.com se ka marrëveshje me prizrenasit, sot u prezantua nga këta të fundit me një video-klip interesant.

”Ua prezantojmë numrin 7-të për këtë sezonë. Njëri ndër basketbollistët më të shquar vendorë, kampioni i shumëfishtë i Kosovës, fituesi i kupës së Kosovës dhe gjithashtu fituesi i Balkan League, këtë sezonë do të jetë portokall e zi. I urojmë mirseardhje ne familjen tonë portokall e zi përfaqësuesit të kombëtares së Republikës së Kosovës Fisnik Rugova”, shkruan në njoftimin e Bashkimit.

Detaje për lojtarin, gjeni brenda lajmit të mëposhtëm:

BASHKIMI BËN LËVIZJEN E PARË TË BUJSHME, TRANSFERON FISNIK RUGOVËN

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.