ERGIN ATAMAN E FTON ERGJAN OSMANIN NË GRUMBULLIMIN E GJERË TË TURQISË
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje shqiptare, Ergjan Osmani është ftuar në grumbullimin e gjerë me Turqinë.
Kombëtarja e fuqishme turke është grumbulluar për duelet e vlefshme kualifikuese për Kupën e Botës që mbahen gjatë këtij muaji dhe poashtu për Eurobasketin i cili mbahet gjatë muajit shtator.
Faqja zyrtare e Federatës së Basketbollit të Turqisë i ka bërë një përshkrim të veçantë, lojtarit shqiptar që për herë të parë do e veshë fanelën turke.
”Ergjan Osmani është inkuadruar në grumbullimin e gjerë të Kombëtares sonë A për meshkuj. Osmani, do të vesh fanelën me status turk me lejen e FIBA-s, do të jetë pjesë e skuadrës së gjerë të yjeve që do të garojnë në Kualifikimet e Kupës së Botës FIBA 2023 dhe do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian FIBA 2022.
Komentet janë të mbyllura.